Kush ka gjasa më shumë për kualifikim?

Basketboll

Kush ka gjasa më shumë për kualifikim?

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:45
Edmond Azemi gjatë një aksioni

Sonte do të luhen tri ndeshjet e fundit të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

E para do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në Stara Zagora të Bullgarisë, ndërmjet Beroe-s dhe Kumanovës, ndërsa në ora 19:00, Bashkimi e pret në Prizren ekipin e Teodo-s nga Tivati i Malit të Zi, kurse Kozuv-i është nikoqir i Sigal Prishtinës (19:00).

Ndeshja ndërmjet Beroe-s dhe Kumanovës do të jetë përcaktuese për pozitën e parë në grup. Situata është shumë e qartë, skuadra që fiton do të jetë në vendin e parë, pasi që të dyja klubet kanë bilanc prej 6 fitore e 3 humbje, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Dy ndeshjet e tjera do të jenë vendimtare për dy skuadrat tjera që do të sigurojnë vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, ndërsa të katër ekipet janë duke luftuar për një gjë të tillë.

Skuadra që do të triumfoj në duelin Bashkimi-Teodo do të kualifikohet tutje, kurse më pas nëse Kozuv-i e mposht Sigal Prishtinën në shtëpi, gjithashtu do të zë një vend në fazën e dytë.

Mirëpo edhe nëse Teodo humb nga Bashkimi ka gjasa të shkoj tutje në këtë garë, por për të ndodhur kjo, Sigal Prishtina duhet ta mund Kozuv-in me të paktën 11 pikë epërsi.

Ndërkohë kampionia në fuqi e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina  është në pozitë më të vështirë në krahasim me klubet e tjera dhe shanset për një kualifikim të mundshëm të bardhekaltërve janë shumë të vogla.

Së pari Sigal Prishtina duhet të triumdoj ndaj Kozuv-it, e nëse ndodh kjo të tri ekipet do të përfundojnë fazën e parë me bilanc të njëjtë, Prishtina, Kozuv dhe humbësi i duelit Bashkimi-Teodo.

Në të dyja rastet, nëse Bashkimi fiton ndaj Teodo-s, kampionët në fuqi duhet të triumfojnë ndaj Kozuv-i me epërsi të thellë. Nëse Bashkimi mposhtet në shtëpi, atëherë Prishtina duhet të triumfoj kundër Kozuv-it me 37 pikë epërsi nëse e mendon kualifikimin. Sidoqoftë nëse Teodo humb nga Bashkimi, atëherë Prishtina duhet të fitoj me 57 pikë epërsi në përballje me Kozuvin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat