Harden i papërmbajtshëm, 51 pikë dhe “triple double”

Basketboll

Harden i papërmbajtshëm, 51 pikë dhe “triple double”

Më: 28 janar 2017 Në ora: 14:27
Harden

James Harden hyn në histori. Organizatori i Houston Rockets regjistron 51 pikë dhe “triple double” për të dytën herë në karrierën e tij dhe këtë e bëri në ndeshjen e fituar ndaj Filadelphias, 123-118. Shtatlarti i skuadrës teksane u shfaq i papërmbajtshëm me 13 ribaunde dhe po kaq asiste. Në 18 ndeshje të këtij sezoni, Harden ka një mesatare të frikshme me të paktën 30 pikë dhe 10 asiste, ndërsa në renditjen aktuale të NBA është pikëshënuesi i tretë më i mirë. Me 16 goditje të sakta nga fusha dhe 6 të sakta për 3 pikë, Harden shënjestroi gjithashtu 13 nga 14 goditje të lira. Një sukses që e ndihmon Houston të rikthehet në garë për vendin e dytë të perëndimit edhe pse Spursat mbeten ende shumë larg. Ishte pikërisht skuadra e Popovich që nuk arriti të zgjeronte serinë pozitive pasi u rrëzua në transfertën e New Orleans.

Pelikanët e trajnerit Alvin Gentry e mbyllën ndeshjen në shifrat 119-103 duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Vendimtar rezultoi Jrue Holiday me 23 pikë dhe Anthony Davis me 16 dhe 22 ribaunde. Formë të mirë po kalon edhe Miami Heat që arriti të fitonte 100-88 në Chicago. Goran Dragic me 26 pikë dhe 11 asiste rezultoi vendimtar për skuadrën nga Florida që arriti të siguronte fitoren e pestë rresht sezonale. Në krahun tjetër, Wade dhe Butler nuk arritën të ipononin ritmin e tyre në qytetin e erës, duke marrë një tjetër goditje edhe pse Chicago vazhdon të mbetet në zonën play off me 2 fitore më shumë se Milwaukee. Moment të mirë po kalon edhe Indiana Pacers që iu nevojit koha shtesë për të thyer Sacramento Kings 115-111. Një duel shumë i luftuar mes ekipit nga indianapolis dhe kalifornianëve, por Jeff Teague ndihmoi skuadrën e tij të siguronte fitoren e dytë rresht duke konfimruar rritjen e vazhdueshme të Pacers gjatë muajit të fundit edhe pse nuk e nisi sezonin në mënyrën më të mirë.

Në krahun tjetër, Sacramento po kalon një moment vërtet të vështirë me 6 humbje në 8 ndeshjet e fundit, pavarësisht paraqitjes pozitive të DeMarcus Cousins e Darren Collison. Ndërkohë, New York Knicks iu rikthye serisë pozitive me një fitore të vështirë 110-107 ndaj Charlotte Hornets. Si ërherë, ishte Carmelo Anthony ai që frymëzoi skuadrën nga Molla e Madhe, ndërsa Courtney Lee eklipsoi Derrick Rose i cili po has vështirësi të mëdha në ambjentimin me skuadrën e New York. Rikthehen te fitorja edhe kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers që nuk hasën aspak vështirësi ndaj Brooklyn Nets. 31 pikët e LeBron James e ndihmuan ekipin nga Ohio të triumfonte 124-116. Kampionët që vinin pas tre humbjeve rresht, mbyllën kështu një javë të turbullt, ndërsa në krahun tjetër, Brooklyn vazhdon të notojë në ujëra të turbullta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat