Euroleague, nuk gabojnë Reali dhe CSKA e Moskës

Basketboll

Euroleague, nuk gabojnë Reali dhe CSKA e Moskës

Më: 28 janar 2017 Në ora: 14:28
Euroleague

Reali i Madridit ruajti kryesimin në Euroligën e Basketbollit pasi fitoi 95-89 me Olimpian e Milanos, me skuadrën italiane që mbetet në vendin e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm. Në “Barclaycard Center”, në kryeqytetin spanjoll u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar, por spanjollët u treguan më të saktë në minutat e fundit të periodës së katërt, duke triumfuar me 6 pikë diferencë. Llull rezultoi më i miri me 20 pikë e 9 asist, ndërsa Doncic shtoi edhe 17 pikë të tjera për Realin.

CSKA e Moskës rrezikoi shumë përballë Anadolu Effes, por në fund fitoi me tri pikë diferencë 80-77, duke e bërë të pavlefshme lojën e mirë të dyshes Heurtel-Honeycut, që shënuan në total 40 pikë për skuadrën turke. Francezi De Colo realizoi vetëm 14 pikë për moskovitët, që bënë një shpërndarje më të gjerë të pikëve. Në fillim të periodës së tretë CSKA kishte krijuar një diferencë prej 13 pikësh, që i mjaftoi për të siguruar fitoren e 15 në sezonin e rregullt.

Olimpiakos i udhëhequr nga Spanoulis fitoi 83-77 me Bamberg, që pësoi humbjen e katër radhazi, duke rrëshkitur në pjesën e poshtme të tabelës. Skuadra gjermane pas një starti zhgënjyes me vetëm 13 pikë në periodën e parë, u mundua të rikuperonte diferencën në dy periodat pasardhëse por në 10-minutëshin e fundit skuadra greke u shfaq më eksperte mbi parket duke fituar me 6 pikë diferencë.

Barcelona dështoi para publikut të saj në “Palau Blaugrana” me Baskonian, që falë amerikanëve Larkin dhe Budinger, që shënuan respektivisht 20 dhe 15 pikë, e mbylli ndeshjen 79 – 93. Baskonia kthehet te suksesi pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Barcelona e ka të vështirë t’i afrohet zonës Play-Off.

Darussafaka Dogus zhvilloi një ndeshje të dobët në parketin e saj ndaj Zalgiris Kaunas, duke u mundur 66-69. Për lituanezët kjo ishte fitorja e dytë radhazi që i afron me zonën Play-Off.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat