“Shpërthen” Golden State dhe Stephen Curry

Basketboll

“Shpërthen” Golden State dhe Stephen Curry

Më: 29 janar 2017 Në ora: 10:35
NBA

Për momentin në Nba ka një skuadër që qëndron mbi gjithë të tjerat dhe ajo është Golden State Warriors. Sidomos në Oakland të besuarit e trajnerit Steve Kerr janë të frikshëm aq më tepër tani që Stephen Curry po rikthehet ai i sezonit të kaluar. Ylli i Warriors ishte thjeshtë fantastik në suksesin e cmendur që arriti Golden State përballë Los Angeles Clippers. Në Oracle Arena formacioni i trajnerit Doc Rivers u shkërmoq nga klasi i basketbollistëve vendas me Steph Curry-in që ishte më i miri mbi parket pasi koleksionoi në total 43 pikë, 6 asist dhe 9 rebound. Paraqitje pozitive bënë edhe Kevin Durant e Klay Thompson për Golden State, ndërkohë që te Clippers spikati Blake Griffin me 20 pikë. Kjo ishte fitorja e 20-të për Warriors në 23 ndeshjet e fundit, me skuadrën e trajnerit Steve Kerr që nuk e diskuton vendin e parë në konferencën e Perëndimit.

Pa serbin Nikola Jokic të dëmtuar, Danilo Gallinari rikthehet të udhëheqë Denver Nuggets. Basketbollisti italian me 31 pikë dhe 8 rebound ishte heroi i skuadrës nga Colorado në fitoren që arriti Denver-i në fushën e Phoenix Suns me shifrat, 123-112. Ekipit nga Arizona për të evituar disfatën e radhës nuk i mjaftuan 41 pikët e yllit Eric Bledsoe.

Shkëlqen edhe Miami Heat. Në Florida skuadra e Eric Spoelstras kaloi pa vështirësi, 116-103, Detroit Pistons. Vijon forma e shkëlqyer e Heats-ave. Kjo ishte fitorja e 7-të radhazi për Miamin që iu fal edhe njëherë tjetër lojës së mirë të sllovenit Goran Dragic i cili e mbylli ndeshjen me 23 pikë në total.

Nuk ndalet as Boston Celtics që regjistroi një fitore të vuajtur pas kohës shtesë në Winsconsin përballë Milëaukee Bucks me rezultatin 112-108. Fantastik Isaiah Thomas i cili me 37 pikë dhe 8 asist udhëhoqi ekipin nga Massacusetsi drejt suksesit të 3-t rradhazi dhe të 29-tin në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat