Peja ka vetëm një qëllim në Mal të Zi

Basketboll

Peja ka vetëm një qëllim në Mal të Zi

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 12:45
Basketbollistët e Pejës

Të mërkurën mbrëma Peja është mysafire e Teodo-s në ndeshjen e parë të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Takimi që do të luhet në Tivat të Malit të Zi do të filloj në orën 18:30.

Nikoqirët duhet patjetër të fitojnë nëse mendojnë të kualifikohen në çerekfinale, në të kundërtën shanset e tyre do të jenë minimale për të avancuar tutje në TOP 8. Teodo e nis fazën e dytë në Ligën Ballkanike me bilanc 0:2, andaj humbja në shtëpi do të jetë përcaktuese për të ardhmen e ekipit në këtë garë.

Në anën tjetër Peja ia mësyn fitores së katërt radhazi në Ligën Ballkanike. Verdhezinjtë hyjnë në këtë ndeshje pas humbjes në garat vendore nga Sigal Prishtina, andaj atyre ju mbetet të reagojnë në këtë çast dhe të kthejnë vetëbesimin me një fitore eventuale në BIBL, raporton FBK.

Duhet theksuar se Peja është skuadra e vetme kosovare që është kualifikuar për në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, pasi këtë mision nuk arritën ta realizojnë, Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepça. Për këtë të fundit ky ishte edicioni debutues në këtë garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat