Disfatë e thellë

Basketboll

Disfatë e thellë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 11:01
Pamje nhga një ndeshje

Peja e ka nisur me humbje fazën e dytë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL). Verdhezinjtë janë mposhtur në Tivat të Malit të Zi nga skuadra vendase Teodo me rezultat 104:84 (35:17, 23:28, 25:26, 21:13) në kuadër të startit të Grupit D në BIBL.

Nikoqirët krijuan avantazh të thellë qysh në çerekun e parë, 35:17, të cilin arritën ta ruajnë deri në përfundim të ndeshjes për ta përmbyllur gjithë takimin me 20 pikë dallim. Pas këtij dueli tani të dy këto skuadra kanë bilanc prej 1 fitore e 2 humbje.

Javën e ardhshme Teodo është nikoqire e Karpos Sokoli-t, kurse Peja e pret Kumanovën.

Petar Kusovac ishte më i dalluari te ekipi fitues me 20 pikë e 8 kërcime, kurse Milan Stanojeviq ka shtuar 19 pikë e 5 asistimd dhe Milosh Gjurishiq ka kontribuar me 16 pikë e 6 kërcime.

Te skuadra pejane më efikasit ishin Alban Veseli me 19 pikë dhe Noah Dahlman me 18 sosh, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.. 

Peja është ekipi i vetëm nga Kosova që e ka siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike, derisa një gjë të tillë nuk arritën ta bënin, Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepca. Për këtë të fundit ky ishte edicioni debutues në këtë garë.

Duhet theksuar se kampione e Ligës Ballkanike në dy vitet e fundit ka qenë Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat