NBA, Golden State fluturon me Stephen Curry

Basketboll

NBA, Golden State fluturon me Stephen Curry

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:32
NBA

Magjik Stephen Curry, shkëlqen Golden State Warriors. Vijon forma shumë e mirë e skuadrës nga Oakland. Ekipi i trajnerit Steve Kerr regjistroi fitoren e 4-t rradhazi në Nba, pasi kaloi me rezultatin e thellë 126-111, Charlotte Hornets për meritë edhe të Steph Curry-it që koleksionoi në total 39 pikë, 8 asist dhe 5 rebound. Ky ishte suksesi i 42-të sezonal për Warriors dhe i 22-ti në Oracle Arena aty ku Golden State mundet shumë rrallë. Paraqitje pozitve edhe ajo e Klay Thompson që i ndihmoi të tijët me 29 pikë dhe 8 asist.

Surprizon Chicago Bulls. Në Chesapeake Energy Arena, skuadra nga Ilinois shkatërroi vendasit e Oklahoma City Thunder me shifrat 128-100. Ishte një ndeshje që kishte vetëm një drejtim ajo e zhvilluar në Oklahoma. Rusell Westbrook edhe pse ishte baksetbollisti më i mirë mbi parket nuk mundi të evitonte humbjen e City Thunder, ndërkohë, Jimmy Butler në krahun tjetër me 28 pikët e tij udhëhoqi Chicagon drejt një fitoreje shumë të rëndësishme.

Tashmë janë 5 fitoret rradhazi. Boston Celtics nuk di të ndalet në Nba, teksa kaloi me rezultatin 109-104 edhe Toronto Raptors duke vazhduar momentin pozitiv. Isaiah Thomas ylli i skuadrës më të titulluar në basketbollin amerikan, ishte thjeshtë fantastik teksa, koleksionoi në total 44 pikë, 7 asist dhe 4 rebound.

Skuadra e momentit në Nba është padiskutim Miami Heat që falë fitores së lehtë me rezultatin e bujshëm 116-93 ndaj një ekipi të fortë si Atlanta Hawks e coi në 9 numërin e sukseseve rradhazi duke vijuar marshin triumfues. Si gjithmonë më i miri mbi parket për skuadrën e trajnerit Eric Spoelstra rezultoi slloveni Goran Dragic me 27 pikë, 5 asist dhe 5 rebound. 9 fitore që gjithsesi e mbajnë ende Miamin larg zonës play-off por tashmë ekipi nga Florida ka më shumë shanse për ta mbyllur sezonin e rregullt në 8-shen e parë të renditjes në konferencën e Lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat