Trepça-Peja, sfidë e paparashikueshme

Basketboll

Trepça-Peja, sfidë e paparashikueshme

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 14:52
Pamje nga një ndeshje

Java e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll e sjell derbin që do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku Trepça është nikoqire e Pejës në ndeshjen që do të filloj në ora 18:00.

Kjo është përballja e tretë e këtyre dy skuadrave në kuadër të elitës së basketbollit, kurse në të dyja takimet e mëparshme fitues kanë dal verdhezinjtë (56:54, 74:57), raporton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në kuadër të kësaj xhiroje do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera, që të gjitha të dielën, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Kerasan Prishtinën, Bashkimi është nikoqir i Vëllaznimit dhe Rahoveci e pret Golden Eagle Yllin.

Superliga e Kosovës

E shtunë

Trepça - Peja      18:00

E diel

Sigal Prishtina - Kerasan Prishtina              14:00

Bashkimi - Vellaznimi      16:00

Rahoveci - Golden Eagle Ylli         17:00 në Gjakovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat