Dështuan!

Basketboll

Dështuan!

Nga: Blerim Krasniqi Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 19:02
Blerim Krasniqi

Debate

Vetëm një ekip e Kosovës ka mbetur në Ligën Ballanike, të tjerat janë eliminuar! Ku jemi me cilësi? Një pyetje që shtrohet shumë herë dhe debatohet në opinionin e basketbollit! Normalisht nëse shikojmë gjendjen fije e për pe, është dështim, apo mos llogaritje mirë e  klubeve tona që morën pjesë në Ligën Ballkanike. Sikurse të kishte ndodhur më herët kur e thosha me lojtarë e trajnerë vendorë, nuk do të ishte tragjike, sepse do të ishin kursyer shumë paratë dhe do të ishte mundësuar edhe një përvojë për ta. Është dështim me gjithë këto investime në lojtarë e trajnerë të huaj. Kemi aso situata që iu kanë lojtarëve borxh tri a katër paga, kurse angazhojnë lojtarë të huaj, atëherë krijohet një diskualitet i madh mes vendorëve dhe të huaj. Në ekip duhet krijuar një harmoni, dhe jo dikujt i japin pagë e dikujt jo, pasi që kjo e prish atmosferën. Lojtarët e huaj ikin kur shohin që nuk ka projekt serioz e afatgjatë ose pa strategji të basketbollit. Në tërësi basketbolli është më i dobët se vitet e kaluara, jo vetëm lojtarë të huaj, na kanë ikur edhe vendorë, sikurse Gëzim Morina, lojtarë cilësorë dhe është anëtar i kombëtares së Sllovenisë. Sllovenët e kanë futur Morinën në projektin dhjetëvjeçarë, sepse është një lojtar premtues, po ashtu është larguar edhe Dardan Berisha, Lis Shoshi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Këta u... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat