Westbrook nuk ndalet, Harden shpëton Rockets

Basketboll

Westbrook nuk ndalet, Harden shpëton Rockets

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 12:31
NBA

Russell Westbrook nuk ndalet më. Ylli i Oklahoma City regjistroi shifra dopio në pikë, asist dhe rikuperime nën tabelë për të 25-ën herë në këtë sezon, duke udhëhequr Thunder në suksesin e vuajtur 114-102 ndaj Memphis.

Westbrook realizoi 28 pikë, dha 12 asist dhe rikuperoi 13 topa nën tabelë, ndërsa ndihmoi ekipin nga Oklahoma që ti jepte fund serisë negative me tre humbje radhazi.

Një tjetër basketbollist që shkëlqeu ishte James Harden, që me 42 pikë, 12 rikuperime dhe 9 asist ishte thelbësor në fitoren 121-117 pas kohës shtesë të Houston Rockets përballë Chicago Bulls.

Rockets tashmë e shohin veten në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, të lënë mbrapa vetëm nga dy superfuqi si Golden State Ëarriors dhe San Antonio Spurs.

Boston mposhti Los Angeles Lakers me shifrat 113-107, në një duel klasik ku Thomas realizoi 38 pikë, ndërkohë Booker me 33 pikë ishte vendimtar në suksesin 105-103 të Phoenix përballë Sacramento Kings.

28 pikët e Mçollum nuk i mjaftuan Portland, që u dorëzua me rezultatin 108-104 përballë Dallas. Suksesi i Mavericks u vulos nga dyshja Ferrell-Matthews, që së bashku realizuan 59 pikë.

Në sfidat e tjera, Orlando regjistroi një fitore surprizë ndaj Toronto-s, Indiana triumfoi me autoritet përballë Brooklyn, ashtu si edhe Detroit ndaj Minnesota-s, ndërsa Denver-i fitoi në finish me shifrat 121-117 me Milwaukee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat