Trepça mposht me lehtësi Pejën

Basketboll

Trepça mposht me lehtësi Pejën

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 19:48
Trepça ka mposhtur Pejën me rezultat 83-65 në ndeshjen kryesore të javës në Superligën e Kosovës

Klubi basketbollistik Trepça ka mposhtur Pejën me rezultat 83-65 në ndeshjen kryesore të javës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e shfrytëzuar për mrekulli palestrën ‘Minatori’, duke arritur të shënojnë fitore të madhe ndaj një rivali të fortë siç është Peja.

Trepça ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, ku fillimisht fitoi në çerekun e parë me rezultat 14-11, ndërsa pjesa e parë është mbyllur me rezultat 35-22 apo me epërsi prej 13 pikësh nga ‘xehetarët’, me basketbollistin Frederic Stutz, i cili ishte më i dalluari me 11 pikë e katër kërcime.

Në pjesën e dytë, Trepça arriti të ngrit epërsinë e tyre, pasi në çerekun e tretë shënuan plot 34 pikë, duke quar rezultatin në 69-45.

Ndërsa pas çerekut të fundit fitorja e mitrovicasve vetëm se u vulos, pasi nw fund rezultati në tabelë shënonte 83-65.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat