Utah Jazz mposhti me permbysje Charlotte Hornets

Basketboll

Utah Jazz mposhti me permbysje Charlotte Hornets

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 14:02
Utah Jazz

Gordon Hayward shënoi 33 pikë me Utah Jazz që mundën Charlotte Hornets 105-98 në NBA. Në sfidën e luajtur në Salt Lake City, Jazz arriti të përmbysë një disavantazh prej 10 pikësh në periodën e katërt dhe falë një rezultati të pjesshëm 19-4 në fundin e lojës arriti të dalë fitues përpara publikut të saj në një ndeshje që pati disa përmbysje gjatë lojës. N periodën e parë Jazz ishte në epërsi në shifrat 28-23 por Hortnes mundi të barazojë rezultatin në periodën e dytë 33-33.

Diferencën më të madhe, skuadra vendase e krijoi pas pushimit kur kryesoi deri në 79-71 por loja e mirë e Charlotte bëri që këta të fundit të shkëputeshin me një +10 në fillimin e periodës së katërt, ku ishin goditjet e sakta për 3 të Joe Johnson që bënë që Utah të afrohej ndjeshëm dhe të arrinte të përmbyste rezultatin. Hornets në periodën e fundit shënoi vetëm 16 pikë në total falë lojë së mirë në mbrojtje të Jazz, që e detyroi Kemba Ëalker të mbylli takimin me vetëm 18 pikë në total. Në fund falë goditjeve të sakta të Hayëard, Utah mundi të fitonte krejt takimin me rezultatin 105-98.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat