Westbrook i jashtëzakonshëm, 42 pikë

Basketboll

Westbrook i jashtëzakonshëm, 42 pikë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:08
Russell Westbrook gjatë një aksioni

Tjetër paraqitje mbresëlënëse e Russell Westbrook, që me 42 pikët e tij udhëhoqi Oklahoma City Thunder drejt suksesit 105:109 ndaj Portland Trail Blazers. Ylli i Thunder realizoi 19 pikë vetëm gjatë periodës së katërt me tifozët e pranishëm që brohorisnin “MVP”. Kjo është hera e tetë që Westbrook e kalon kuotën e 40 pikëve në një ndeshje në këtë sezon të NBA. 29 pikët e Damian Lillard ishin shumë pak për të ndalur vrullin e Westbrook, me Thunder që kërcënojnë Memphis Grizzlies për vendin e gjashtë.

Emocione të forta edhe në “TD Garden” të Bostonit, ku tifozët e Celtics duartrokitën Paul Pierce, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit si kundërshtar në këtë impiant. 39-vjecari që ka luajtur për plot 15 sezone me Bostonin, do t’i japë fund karrierës. Celtics fituan 107 – 102 ndaj Los Angeles Clippers, me Isaiah Thomas që shkëlqeu me 28 pikë, 8 asiste dhe 2 topa të kontrolluar nën tabelë.

Toronto Raptors iu imponuan 95:103 Brooklyn Nets në “Barclays Center” të New York-ut, me Lowry që realizoi 15 pikë, dha 11 asiste dhe kontrolloi po 11 topa nën tabelë. Valanciunas shtoi edhe 22 pikë të tjera për kanadezët, që kërkojnë t’i rrëmbejnë vendin e dytë Bostonit në Konferencën e Lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat