NBA, Green “ylli i ri” i Golden State

Basketboll

NBA, Green “ylli i ri” i Golden State

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:57
Green

Nuk shkëlqen Durant apo Curry? S’ka problem! Golden State di të korrë suksese edhe me injat e dyta. Draymond Green mori për dore ekipin nga Kalifornia në suksesin 107-122 ndaj Memphis Grizzlies. Pas dy humbjeve rresht ndaj ekipit nga Tenesee, Golden State tregoi soliditet në mbrojtje. Green me 12 ribaunde dhe 10 asiste arriti të bllokonte Memphis që e mbylli pjesën e parë me 13 pikë disavantazh. Në krahun tjetër, Warriors mbyllën me sukses një ndeshje të rëndësishme për moralin duke e përgatitur në mënyrën më të mirë përballjen e ardhshme ndaj Oklahoma City Thunder ku të gjithë prozhektorët do të drejtohen te ish-i i madh Kevin Durant. Moment pozitiv po kalon edhe Washington që regjistroi suksesin e 18 në 19 ndeshjet e zhvilluara në kryeqytet.

Ishte Indiana Pacers që e pësoi përballë Wizards me rezultatin 112-107. Goditjen finale Indiana e mori nga duart e Markieff Morris që nga 7 metra e 25 cm shënoi koshin që vendosi në kasafortë fitoren e Washington. Në Brooklyn zbriti në parket skuadra më e nxehtë e momentit, Miami Heat që arriti të regjistronte suksesin e 13 rresht duke dominuar në shifrat 108-99. Vendasit u përpoqën të prishnin festën e skuadrës nga “South Beach” duke marrë kontrollin e ndeshjes në pjesën e parë me Brook Lopez që e mbylli mbrëmjen me 30 pikë, por Miami nuk u dorëzua dhe arriti të kthente në favor disavantazhin e 11 pikëve për t’u afruar ndjeshëm me vendin e tetë të Lindjes që siguron edhe biletën e fundit të zonës lay off. Nuk zhgënjen as San Antonio që thyen Detroit Pistons 103-92. Fitorja e 41 sezonale për skuadrën teksane erdhi nga duart e të përhershmit Kaëhi Leonard që regjistroi 32 pikë, ndërsa një ndihmë të madhe dha edhe Dedmon me 17 pikë dhe po kaq ribaunde. Los Angeles Lakers rigjen fitoren ndaj Milëaukee Bucks 122-114, ndërsa Chicago Bulls u shkatërrua 115-97 nga Phoenix Suns.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat