Bashkimi me mund të madh mposhti Yllin

Basketboll

Bashkimi me mund të madh mposhti Yllin

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:35
KB Bashkimi

Kryendeshja e xhiros së XVIII në Superligën e Kosovës në basketboll që është zhvilluar sot në palestrën "13 Qershori" në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit ka përfunduar me fitore të mysafirëve me rezultat të ngushtë 73:71 (18:16, 14:17, 20:24, 21:14).

Prej fillimit të takimit e deri në fund është zhvilluar luftë e ashpër në terren, ku të dyja skuadrat luftuan për fitore, por që në fund triumfuan prizrenasit me vetëm dy pikë dallim.

Më efikasit te nikoqirët ishin Christopher Olivier me 21 pikë e 10 kërcime, Kevin Brown me 18 pikë, 4 kërcime e 5 asistime,  Trae Rashad Anderson me 15 pikë, 15 kërcime e 8 asistime dhe Ergin Grosha me 12 pikë e 6 kërcime.

Në anën tjetër te skuadra fituese më të dalluarit ishin Justin Black me 25 pikë, 7 kërcime e 3 asistime dhe Marko Popoviq me 10 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.

Ndërkohë të shtunën janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera, Trepça - Rahoveci dhe Peja - Kerasan Prishtina.

Në duelin e luajtur në Mitrovicë, Trepca ka triumfuar me shifrat 84:55 në përballje me Rahovecin, kurse Peja e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 118:54.

Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje ballafaqimi ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës është zhvilluar të premten mbrëma ku bardhekaltrit triumfuan me shifrat 109:58.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat