Peja në finale, Bashkimi ‘zgjohet vonë’

Basketboll

Peja në finale, Bashkimi ‘zgjohet vonë’

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 17:54
Veseli gjatë një ndeshje kur festonte

Ekipi i Pejës u dëshmua më i fortë për rivalin e vjetër, Bashkimin nga Prizreni, duke e mposhtur me rezultat 74:68 (21:17, 18:14, 22:11, 13:26) dhe u kualifikuan në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll.  Në dy çerekët e parë ekipi prizrenas u mbajt fortë mirë dhe nuk lejojë që pejanët të shkëputen edhe aq shumë në epërsi. Në çerekun e parë u zhvillua një lojë e fortë e me rivalitet të madh, por Peja ishte në epërsi me 4 pikë dallim (17:21). Në çerekun e dytë pothuajse i njëjti ritëm i lojës sikur në dhjetëminutëshin e parë. Verdhezinjtë me të përqendruar, ndërsa portokallinjtë orvaten që mos të lejonin rivalin të ikë në diferencë të madhe. Në minutën e 20-të, rezultati në semaforë shënon 39:31 në favor të Pejës. Kryetrimi i Pejë, Alban Veseli, tregoi lojë mjeshtërore dhe ishte më i merituari për fitoren e skuadrës së tij. Ai për bukuri me bashkëlojtarë menaxhoi takimin dhe thelluan epërsinë në 19 pikë (42:61). Në minutën e 34-të, Peja rritë epërsinë në 22 pikë (51:63), megjithatë Bashkimi ‘zgjohet vonë’, pasi që në minutat e fundit dhuroi superlojë por jo edhe ta përmbysin epërsinë e verdhezinjve. Peja shënoi fitore me 6 pikë dallim (74:68), kurse Bashkimi u eliminua dhe sikurse kjo skuadër të luante kështu në çerekët paraprak do të fitonte bindshëm.  Veseli ka qenë më i miri me 19 pikë të shënuara, ndërsa te Bashkimi u dallua Kayle Locke me 20 sosh.

Bashkimi-Peja 68:74

Palestra e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Shikues: 1000.

Bashkimi: I. Tahiri 2, Popoviq 10, Tmusiç 4, Black 17, Locke 20, A. Tahiri 3, Memcaj, Jenifer, Adams 8, Kryeziu, Q. Biraj 3 dhe Sinani 1.

Peja: Tillotson 6, Rundles 8, Qallaku 9, Veseli 19, Bille 9, Mekaj, Mijaniç 4, Kuqi, Matoshi, Hajdari 2, Dalhman 11 dhe Ahmetbashiç 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat