Robinson III dhe Gordon triumfojnë në All Star Game

Basketboll

Robinson III dhe Gordon triumfojnë në All Star Game

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 10:32
Basketboll

Mbrëmje spektakli në Smothie King Center të New Orleans aty ku është në program All Star Game i këtij viti. E Shtuna ishte dita e show individual që vetëm yjet e Nba dinë ta dhurojnë. Në Slam Dunk Contest dy fituesit e mbrëmjes ishin Glen Robinson III dhe Eric Gordon. 23-vjecari i Indiana Pacers fitoi garën përsa i përket zhytësit më të mirë, duke i rikthyer këtë titull skuadrës nga Indianapolis pas plot 13 vitesh, ndërkohë Eric Gordon edhe pse përballë kishte emra shumë të mëdhenj të basketbollit amerikan, u tregua më  i saktë nga të gjithë duke fituar konkurimin e gjuajtjeve për 3 pikë.  Spektakli i zhytjeve nisi menjëherë me surpriza sepse Aroon Gordon që vitin e kaluar u mposht vetëm në finale nga Zach Lavine, edhe pse e nisi garën si favoriti i madh u eliminua menjëherë, pasi gaboi 2 nga 3 tentativa gjithsej. Fluturuan në finale Glen Robinson dhe 20-vjecari i Phoenix Suns, Derrick Jones Jr i cili bëri më mirë se një ekspert si DeAndre Jordan.

Në aktin e fundit Robinson parakaloi në kërcim shokun e skuadrës Paul George për të realizuar një zhytje vërtetë spektakolare që i dha trofeun. Lojtari i fundit i Indiana Pacers që kishte fituar Slam Dunk Contest ishte Fred Jones në 2004-n. Nuk munguan surprizat as në spektaklin e 3-pikëshave me kampionin e ri të kësaj disipline që vjen nga Houston Rocekts. Eric Gordon fitoi përballë emrave të mëdhenj si Klay Thompson, Kemba Walker dhe mbi të gjithë Kyrie Irving. Thompson ylli i Golden State dhe kampioni në fuqi, ishte ai që u eliminua i pari. Në ruandin e dytë Walker grumbulloi 17 pikë ndërsa Irving dhe Gordon nga 20. Në këtë mënyrë u nevojit një ruand shtesë mes basketbollistit të Cleveland-it dhe atij të Houston-it për të përcaktuar fituesin e mbrëmjes në goditjet për 3 pikë. Në ruandin final Eric Gordon u tregua më i saktë duke grumbulluar 21 pikë kundrejt, 18 të Irving, dhe në fund festa ishte e gjitha për njeriun që për 5 vite me rradhë ka qenë idhulli i tifozerisë në Smothie King Center pasi Gordon ka mbajtur veshur fanellën e New Orleans-it përpara se të transferohej te Houston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat