Nuk e falin Berishën

Basketboll

Nuk e falin Berishën

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 17:22
Berisha

Të dielën në sallën e Asamblesë Komunale në Mitrovicë është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). 
Pas zgjedhjes së Trupave Punues, numri një i FBK-së, Erolld Belegu në këtë Kuvend të Punës ka raportuar para delegatëve të pranishëm për punën e bërë gjatë vitit 2016, ku delegatët e miratuan njëzëri Raportin e Punës, Raportin e Përfaqësueseve dhe Raportin Financiar dhe të Auditimit. Më pas Belegu e paraqiti para delegatëve

Planin e Veprimit dhe draft-buxhetin për vitin 2017, të cilat po ashtu u miratuan njëzëri nga delegatët.

Është miratuar edhe Rregullorja e Arbitrazhit, që ishte edhe pika e fundit e Rendit të Ditës, derisa tek të ndryshme KB Golden Eagle Ylli kërkoi të hedhet në votim falja e dënimit të trajnerit Agron Berisha, por delegatët nuk e aprovuan për të dal në votim kjo pikë.

Në fund Belegu premtoi para delegatëve të Kuvendit se së bashku me bashkëpunëtorët e tij do të bëjnë më të mirën në mënyrë që basketbolli të avancoj tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat