Kupa në duart e Sigal Prishtinës

Basketboll

Kupa në duart e Sigal Prishtinës

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 21:23
Foto nga ndeshja Peja-Sigal Prishtina

Sigal Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pas fitores ndaj Pejës (77-66) në finalen e zhvilluar në Mitrovicë.

Ishte një përballje tejet interesante dhe luftë për çdo top në palestrën “Minatori”. Çereku i parë u mbyll me rezultat të barabartë (18:18), ndërsa duhet theksuar se kjo pjesëlojë u shoqërua me përpjekje të shumta të skuadrave për trepikësh.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të pejanëve, të cilët shënuan më shumë pikë në çerekun e dytë. Peja shkoi në pushim me rezultat 40:36.

Rivaliteti vazhdoi edhe një dhjetëminutëshin e tretë, ku skuadrat vazhduan të luftonin maksimalisht, ndërsa Peja edhe në këtë pjesë lojë e ngriti paksa epërsinë dhe e mbylli këtë çerek me shtatë pikë avantazh (47:54).

Në fraksionin e fundit, kryeqytetasit ia dolën që ta ngushtonin epërsinë e kundërshtarit dhe madje ia dolën që të kalonin në avantazh.

Herë njëra e herë skuadra tjetër krijonte epërsi të lehtë, kishte momente kur rezultati ishte i barabartë dhe si gjithmonë, drama ishte i pranishme në minutat e fundit.

Pas gjithë kësaj drame, më të suksesshëm u treguan basketbollistët e Sigal Prishtinës për t’iu gëzuar triumfit në Kupën e Kosovës në basketboll me rezultat 74-66.

Është hera e 12-të në histori të klubit kryeqytetas që e fiton këtë trofe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat