Ja për kë mërzitet fort Valbona!

Basketboll

Ja për kë mërzitet fort Valbona!

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:41
Valbona Bytyqi

Sportistet shumë herë nuk e durojnë humbjen. Shumë herë dalin nga vetja dhe nuk e pranojnë humbjen nga rivalet e përbetuara.  Penti Prishtina e mposhti me rezultat 81:77 Penzën e Pejës, në ndeshjen finale që u zhvillua në palestrën e sportit ‘Minatori’ në Mitrovicë. Valbona Bytyqi basketbolliste me përvojë dhe kapitene e Penzës, është mërzitur shumë nga humbja dhe që mbeten pa trofeun e çmueshëm. Ja se çfarë shkuan: “Nuk ka vend për dëshpërim, 6 vite me radhë e fituam Kupën e Kosovës, 4 Tituj i Fituam jemi Klubi i dytë më i suksesshëm në Elitën e Basketbollit të Kosovës, mbrëmë nuk ke fati në anën tonë por edhe kjo është Basketbolli kur nuk e shfrytëzojmë përvojën në momente vendimtare atëherë vjen edhe ndëshkimi. Ne nuk humbëm Respektin nga të gjithë ata që e njohin basketbollin edhe dinë ta vlerësojnë, më shumë se ne askush nuk deshi ta mbroj Kupën. Nuk dua të arsyetoj asgjë veç ne jemi një Familje e madhe edhe pse po kalojmë kohë shumë të vështira nga mos përkrahja nga askush por vullneti i gjithëve për dëshirën e basketbollin po vazhdojmë disi..?”, shkruam Valbona e mërzitur dhe e pranon se janë pas Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat