Veseli: Jemi të gatshëm kundër Kumanovës

Basketboll

Veseli: Jemi të gatshëm kundër Kumanovës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:42
Alban Veseli

Para dy jave Peja i dha leksion Kumanovës, duke e mposhtur me rezultat bindës 85:68. Këta rivalë sërish do të takohen nesër (19.00) ndërmjet vete, por kësaj radhe në Kumanovë dhe pejanët kërkojnë fitoren e radhës e cila ia përforcon edhe më shumë hapin drejt kreut të tabelës në grupin D të Ligës Ballkanike në basketboll. Kumanova është lider me 7 pikë, ka një pikë më shumë se Teodo nga Tivati dhe Peja, si dhe dy se Karpos që mban vendin e fundit. Kumanova ka përparësinë e fushës, por kjo fare nuk e shqetëson ekipin verdhezinj, pasi që besojnë në forcat e tyre ani se janë të lodhur paksa nga sfida finale e Final Four e Kupës së Kosovës. Basketbollisti me përvojë, Alban Veseli, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë mirë të përgatitur, por të vetmen brengë e ka se janë paksa të lodhur nga ndeshja finale me Sigal Prishtinën që u luajt të dielën që e lamë pas. “Jemi paksa të lodhur nga Final Four dhe nuk kemi pasur kohë të mendojmë fare për Kumanovën. Mirëpo, jemi të gatshëm për këtë sfidë dhe një fitore eventuale do të na këndellë nga humbja e së...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat