Gjesti i emocional nga Krasniqi, shënon gol dhe ngjitët në tribuna për t’i përqafuar prindërit

Basketboll

Gjesti i emocional nga Krasniqi, shënon gol dhe ngjitët në tribuna për t’i përqafuar prindërit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 20:30
Liridon Krasniqi duke përqafuar prindin

Liridon Krasniqi ka vazhduar me suksese në Malajzi.

Mesfushori nga Kosova ka qenë edhe njëherë titullar për skuadrën e tij Kedah.

Kedah ishte nikoqir i Penang dhe shënoi fitore tejet të rëndësishme 3-1.

Në këtë takim Krasniqi asistoi tek goli i dytë në ndeshje, ndërsa e shënoi të tretin për skuadrën e tij.

Pas golit të shënuar, kosovari ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.

24-vjeçari është ngjitur në tribunat e stadiumit për t’i përqafuar prindërit e tij të cilët kanë shkuar për vizitë në Malajzi.

Ky gjest tregon se Liridoni përveç që është një futbollist i madh është edhe një njeri i jashtëzakonshëm që i përkushtohet familjes.

Besohet se Krasniqi do të ftohet ndaj Islandës nda Përfaqësuesja e Kosovës, pasi është mesfushori qendror më në formë që ka Kosova.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat