Trajneri slloven ka dy fjalë për trajnerët e Kosovës

Basketboll

Trajneri slloven ka dy fjalë për trajnerët e Kosovës

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:30
Tone Krump

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) prej 23 deri më 25 shkurt në Prishtinë është mbajtur seminari për trajnerë të basketbollit.

Në këtë seminar ka ligjeruar trajneri i mirënjohur slloven, Tone Krump, njëherësh edhe instruktor i FIBA-s. Krump është emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi që vitin e kaluar ka ligjeruar në Kursin Intensiv për Trajnerë të organizuar nga FBK, Solidariteti Olimpik dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (FBK). Në seminarin në Prishtinë morën pjesë 30-35 trajnerë.

Pas përfundimit të seminarit, trajneri Tone Krump është shprehur i kënaqur me gjithë atë që është bërë gjatë këtyre tre ditëve. Në ditën e parë trajneri është fokusuar në pjesën teorike, ku e ka shfrytëzur rastin që të njoftohet edhe më shumë me basketbollin dhe gjendjen e tij në Kosovë, për të cilin padyshim se kishte njohuri dhe informata të shumta. Më pas në dy ditët tjera seminari është shpërngulur në pjesën praktike, pra në fushë, ku me këtë rast të gjithë trajnerët kanë qenë të involvuar në punën e demonstruar nga Krump.

Tone Krump, tha:  "Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e trajnerëve në seminar. E di që ka qenë e vështirë pasi që kemi tre ditë që kemi punuar në mënyrë shumë intensive, dhe informatat që i kanë marr ata kanë qenë të shumta, andaj edhe nuk ka qenë lehtë për ta. Unë kam parë që trajnerët kanë marr informacione të mjaftueshme dhe që do të mund ti shfrytëzojnë në të ardhmen. Jam optimist se bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe që do të kem rastin që të jem pranë këtyre trajnerëve në mënyrë që edukimi i tyre për t’u bërë trajnerë cilësor të ndodh në një të ardhme të afërt. E shfrytëzoj rastin të përgëzoj kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e madhe që po e bëjnë në mënyrë që zhvillimi i këtij sporti në Kosovë të shkoj me hapa edhe më të hovshëm!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat