Penza sërish humbi nga Prishtina

Basketboll

Penza sërish humbi nga Prishtina

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:32
Pamje nga një ndeshje

Penti Prishtina ka triumfuar në derbin e xhiros së dytë të Ligës A të Femrave kundër Penzës nga Peja në ndeshjen që është zhvilluar të dielën mbrëma në “Karagaçi”.

Ndeshja ndërmjet pejaneve dhe prishtinaseve ka përfunduar me rezultat 64:61 në të mirë të mysafireve dhe kështu tani seria barazohet në 1:1 për këtë edicion në ballafaqimet në mes veti të këtyre dy skuadrave. Duhet theksuar se javë më parë Penti Prishtina e rrëmbeu Kupën e Kosovës duke e mposhtur pikërisht në finale Penzën, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat