Berisha debuton me skuadrën e re

Basketboll

Berisha debuton me skuadrën e re

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 00:37
Dardan Berisha

Dardan Berisha ka debutuar me skuadrën e tij të re, JuveCaserta, ndaj skuadrës nga Euroleague, EA7 Armani.

Basketbollisti pejan së fundmi është transferuar te skuadra italiane, JuveCaserta.

Berisha e ka filluar si është më së miri aventurën e tij te skuadra e re.

Pejani ka luajtur për 20 minuta kundër skuadrës nga Euroleague, EA7 Armani, në ndeshjen që u luajt në kuadër të kampionatit italian.

JuveCaserta humbi me rezultat 74-78, ndërsa Berisha takimin e mbylli me tre pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat