Golden State nuk ia doli!

Basketboll

Golden State nuk ia doli!

Më: 1 mars 2017 Në ora: 11:00
Pamje nga ndeshja

Ekipi i basketbollit Golden State Warriors, që e ka siguruar zonën “Play-Off” lëshoi terren në parketin e Washington Wizards, duke u mposhtur 112:108. Në “Verizon Center”, Stephen Curry me shumë thuajse nuk ekzistonin mbi parket gjatë periodës së parë që u mbyll 40:26 në favor të Wizards. Kjo diferencë rezultoi vendimtare për fitoren e vendasve edhe pse në periodën e tretë Warriors mundën të rikuperonin 12 pikë. Bradley Beal dhënoi 25 pikë, po aq sa Curry, ndërsa Markieff Morris shtoi edhe 22 pikë të tjera për Wizards.

I papërmbajtshëm Russel Wesbrook në fitoren 109:106 të Oklahoma City Thunder ndaj Utah Jazz. Statistikat e “yllit” të Thunder edhe në këtë ndeshje ishin jashtë normales. 43 pikë, 10 asiste dhe 11 topa të rikuperuar nën tabelë. Për Oklahoman kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që e mban në pozitiva të mira në zonën Play-Off në konferencën e Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat