James nuk arrin të shpëtojë nga disfata Cleveland-in

Basketboll

James nuk arrin të shpëtojë nga disfata Cleveland-in

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:45
LeBron James

Basketbollisti LeBron James nuk arrin të shpëtojë nga disfata Cleveland Cavaliers pavarësisht formës së mirë të treguar në transfertën e Boston ku kampionët u mundën 99:103. Për herë të arë këtë sezon, skuadra nga Masacusets arriti të kalonte kundërshtarët nga Ohio që vuajti edhe mungesën e koordinimit të të sapombërriturit Deron Williams, i cili nuk arriti të shënonte në sekondat e fundit një 3 pikësh që mund ta kishte kthyer ndeshjen e Cleveland në korsinë e duhur. Ndërkohë, James regjistroi 28 pikë, 13 ribaunde dhe 10 asiste, ndërsa në krahun tjetër, Isaiah Thomas tregoi muskujt me 31 pikë për t’i siguruar ekipit të Boston një fitore shumë të rëndësishme për të tentuar vendin e dytë të Konferencës së Lindjes. Ndeshja më e bukur e mbrëmjes ishte ajo që u zhvillua në “Staples Center” të Los Angeles aty ku Houston bombardoi me 3 pikësha Clippers për të dominuar 122:103.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat