Kurrë më vështirë për Trepçën

Basketboll

Kurrë më vështirë për Trepçën

Më: 3 mars 2017 Në ora: 17:44
Pamje nga një ndeshje

Kryendeshja do të zhvillohet në Mitrovicë (nesër në orën 18.00) ndërmjet rivalëve të vjetër, Trepçës me shumë telashe dhe kampionit në fuqi, Sigal Prishtinës, në kuadër të javës së 20-të të elitës së basketbollit. Ndërkaq nesër në Gjakovë, Rahoveci është nikoqir i Bashkimit, takim ky që do të luhet duke filluar në orën 17.00. Të dielën në program është vetëm një ndeshje ajo në mes Golden Eagle Yllit dhe Kerasan Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 18.00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë.  Duhet theksuar se dueli Peja-Vëllaznimi i kësaj jave është luajtur të enjten në ‘Karagaçi', ku verdhezinjtë kanë triumfuar me rezultat 135:91.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat