Bashkimi mposht pas vazhdimeve Rahovecin

Basketboll

Bashkimi mposht pas vazhdimeve Rahovecin

Më: 4 mars 2017 Në ora: 22:31
ilustrim

Nuk kishte mjaftuar koha e rregullt për të mësuar fituesin e përballjes Rahoveci – Bashkimi në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Një dypikësh nga Mustafë Merovci barazoi shifrat në 70-70 në një ndeshje dramatike në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, që çoi lojën në kohën shtesë.

Pas vazhdimeve më efikas u tregua Bashkimi që fitoi takimin vetëm me dy pikë diferencë, 81-83.

Në radhët e Rahovecit më i miri në parket ishte Mustafë Merovci me 17 pikë, 4 kërcime e 2 asistime. Kurse Artin Gashi shënoi një pikë më pak, pati 1 kërcim dhe 2 asistime.

Në radhët e ekipit mysafir më i miri ishte Marko Popoviq me 18 pikë, 1 kërcim dhe 1 asist. Ai u ndihmua nga Kayel Locke që shënoi 12 pikë, pati 9 kërcime dhe bëri një asist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat