Qiprioti apo ish trajneri i Prishtinës rinovon me Shqipërisë

Basketboll

Qiprioti apo ish trajneri i Prishtinës rinovon me Shqipërisë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 14:56
Antonis Constantinides

Federata Shqiptare e Basketbollit dhe trajneri qipriot Antonis Constantinides rinovojnë kontratën që e konfiron teknikun në krye të stolit kuqezi për sfidat paraeliminatore të Botërorit 2019. Në një konferencë të përbaskët për shtyp, trajneri dhe kreu i federatës vendosën objektivat duke konfirmuar se Kombëtarja e Basketbollit tashmë ka nisur një rrugë që duhet ta çojë përpara. “Trajnerëve do t’u kërkojmë rezultate. Jemi shortuar me Holandën dhe Austrinë për fazën paraeliminatore dhe ne duam të tregojmë këtë vit që jemi në një stad tjetër. Trajnerët do të jenë shqiptarë përveç kryetrajnerit Kombëtarja e të rriturve do të nisë punën që tani” Ndërkohë, trajneri qipriot e vuri theksin te puna e bërë deri në këto momente, duke nënvizuar se rezultatet dhe rinovimi i skuadrës janë dy prioritetet e tij.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem në Tiranë sepse ne do të vazhdojmë bashkëpunimin.  Patëm eksperiencën e verës së kaluar dhe tani kemi më shumë përvojë. Verën e kaluar, objektivi ishte të rinovonim ekipin dhe tani kemi arritur moshën mesatare 26 vjeç. Duhet të punojmë që të kemi një ekip për të ardhmen. Paraqitjet kanë qenë të mira pavarësisht rezultateve.  Qëllimi ynë është që të mbajmë lojtarët e grupit të mëparshëm, por të afrojmë dhe lojtarë të rinj. Objektivi është që të qëndrojmë në dy vendet e para dhe e kemi shansin që të avancojmë për më tej. Duhet të kualifikohemi në fazën tjetër kualifikuese ku na presin sfida të tjera”.

Ndeshjet paraeliminatore ndaj Holandës dhe Austrisë janë parashikuar të zhvillohen me përballjet vajtje-ardhje dhe dy të parat e çdo grupi sigurojnë biletën për të vazhduar më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat