Spurs nuk kanë të ndalur

Basketboll

Spurs nuk kanë të ndalur

Më: 14 mars 2017 Në ora: 11:08
Kawhi Leonard

San Antonio Spurs barazojnë numrin e fitoreve me Golden State Warriors.

Me rikthimin e Kawhi Leonard, gjithçka bëhet më e lehtë për San Antonio Spurs që triumfojnë ndaj Atlanta Hawks 107:99.

Në ndeshjen e zhvilluar në AT&T Center skuadra vendase dominoi takimin ku Leonard shfaqi edhe një paraqitje fantastike duke e mbyllur ndeshjen me 31 pikë të realizuara. Pas këtij triumfi Spurs barazohen me Golden State Warriors në krye të Konferencës së Perëndimit, me të dy skuadrat që numërojnë nga 52 fitore e 14 disfata.

Fitoreve i kthehet Chicago Bulls që mposhti Charlotte Hornets 115:109, për të vazhduar të shpresojnë në vendin e tetë dhe të fundit që siguron kualifikimin në play-off.

Katër basketbollistë të Bulls e mbyllën takimin me mbi 20 pikë të realizuara, ku më efikasi doli të ishte Nikola Mirotiq me 24 pikë në total.

Nuk gabojnë as Toronto Raptors që fitojnë ndaj Dallas Mavericks 100:78.

Në mungesë të Kyle Lowry të lënduar, përgjegjësinë për fatin e ekipit e mori DeMar DeRozan duke realizuar 25 pikë për fitoren e 39-të sezonale, që i mbanë Raptors në vendin e katërt të Konferencës së Lindjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat