Veseli: Është e arritshme finalja e Ligës Ballkanike

Basketboll

Veseli: Është e arritshme finalja e Ligës Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:34
Alban Veseli

Klubi i Pejës nuk është në presion, por janë të përqendruar maksimalisht për takimin e kthimit të çerekfinales së Ligës Ballkanike në basketboll. Dje në mesditë, pejanët kanë arritur në Gjevgjeli, ku takohen me ekipin nga Maqedonia, Kozuv. Peja është në përparësi, pasi që sfidën e parë në ‘Karagaç’ e kishte fituar me rezultat 83:66 ndaj Kozuv-it, dhe kjo epërsi me 17 pikë i jep qetësinë dhe të besojnë e shpresojnë se do të kualifikohen në gjysmëfinalen e kësaj gare të respektuar. Sfida mes Kozuv e Pejës luhet nesër në orën 19.00, kurse vendasit do të orvaten për hakmarrje, kurse pejanët të ruajnë at epërsinë e madhe dhe të marshojnë më tutje. Si gjithmonë Alban Veseli, basketbollisti me përvojë i Pejës, është i matur dhe shpreson të japin maksimumin. “Kemi një epërsi solide, por që në asnjë mënyrë nuk na lejon të jemi të relaksuar, sepse Kozuv ka një ekip shumë të mirë dhe asgjë nuk ka përfunduar”, tha Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Veseli si pengesë më të madhe e sheh Kozuv...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat