Curry shkëlqen, fiton Golden State

Basketboll

Curry shkëlqen, fiton Golden State

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:08
Curry

Stephen Curry festoi me fitore datëlindjen e tij të 29-të duke shënuar 29 pikë në fitoren e Golden State ndaj Philadephia 76-ers. Përballja në Kaliforni mes dy ekipeve ishte spektakolare me Warriors që bënë një pjesë të katërt fantastike duke përmbysur disavantazhin për suksesin 106-104. Ndeshja ishte vazhdimisht e ekuilibruar aq sa në periodën e parë Golden State kryesonte me vetëm një pikë për rezultatin 35-34. Në periodën e dytë, Kyle Thompson që e mbylli takimin me 28 pikë në total, arriti të tregohet i saktë nga vija për 3 duke cuar rezultatin në 47-43. Gjithsesi 9 pikë radhazi për Philadelphian bënë që rezultati të përmbysjes në favor të ekipit nga Pensilvania, e cila në pushim vajti me një epërsi 59-58. Rezultati vazhdoi të thellohej më tej për 76-ers që falë kroatit Saric udhëhoqën deri në 75-67, ndërsa në fundin e periodës rezultati shënonte 90-80 për Philadelphian. Ëarriors mundën të shkurtonin shifrat në 92-91, përpara se Curry të niste shfaqjen personale duke udhëhequr të tijtë në epërsinë 98-96 falë dhe një goditje të saktë nga vija për 3. Philadelphia megjithatë u përgjigj me një tjetër 3 pikësh duke kaluar përpara 99-98, por Curry mori për dore skuadrën drejt fitores 106-104 duke i dhënë fund dhe një serie prej 3 humbjesh radhazi për skuadrën kaliforniane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat