Sigal Prishtina-Bashkimi, supersfida e javës

Basketboll

Sigal Prishtina-Bashkimi, supersfida e javës

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:43
Pamje nga një ndeshje

Kryendeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nesër në kryeqytet, ku Sigal Prishtina është nikoqire e Bashkimit nga Prizreni në ndeshjen që do të luhet me fillim në orën 19.00. Në tri përballjet e mëparshme ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të elitës së basketbollit, Sigal Prishtina ka triumfuar dy herë (100:84, 65:63), kurse Bashkimi një herë (89:82). Nesër në palestrën “Karagaçi”, Peja e pret Golden Eagle Yllin në takimin që do të zhvillohet në ora 19.00, kurse të dielën Kerasan Prishtina është nikoqire e Rahovecit, ndeshja kjo që do të luhet në orën 19.00 dhe të dielën ndeshen Kerasan Prishtina-Rahoveci (19.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat