Veseli: Peja kur ka humbur Kupën, ka fituar titullin

Basketboll

Veseli: Peja kur ka humbur Kupën, ka fituar titullin

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2017 Në ora: 19:25
Alban Veseli

Peja shpreson se do ta fitojnë trofeun e çmueshëm të Ligës Ballkanike në basketboll. Verdhezinjtë janë në gjysmëfinale të kësaj gare dhe e kanë të njohur edhe rivalin, Kumanovën.  KB Peja ka ekip kompakte dhe besojnë se Kumanovën do ta kalojnë pa ndonjë problem.  Basketbollisti prej më të mirëve në vendin tonë, Alban Veseli, është optimist i madh, se me Pejën do të arrijnë në finale, sepse beson në kualitetin që kanë dhe tregon edhe faktet pse janë më të mirë se Kumanova. Me 22 mars, pejanët e presin Kumanovën, ndërsa sfida e kthimit luhet me 29 mars.

“Bota sot”: A i ka tejkaluar Peja parashikimet?

Alban Veseli: Jo, ambicie kryesore ka qenë me arritur në gjysmëfinale ose ta fitojmë Ligën. Faktikisht jemi në gjysmëfinale, tani synojmë finalen e Ligës Ballkanike.

“Bota sot”: Kumanova nuk është e panjohur?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat