Ja si rrihen basketbollistët mes vete

Basketboll

Ja si rrihen basketbollistët mes vete

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:46
Pamje nga rrahje e lojtarëve mes vete

Sfida më e ndezur ishte ajo e luajtur në Air Canada Centre, ku Toronto Raptors fituan 122:120 përballë Chicago Bulls në kohën shtesë, me një përmbysje të madhe që kishte si protagonist DeMar DeRozan, autor i 42 pikëve, ndeshje e vlefshme e Ligës NBA.  Ndeshja u karakterizua edhe nga një sherr masiv gjatë periodës së tretë të lojës, ku protagonistë ishin basketbollistët Serge Ibaka e Robin Lopez. Përplasja, ku nuk mungoi përdorimi i duarve u vendos me vështirësi nën kontroll nga gjyqtarët, që i përjashtuan të dy basketbollistët. Për sa i takon rezultatit, me fitoren e regjistruar Toronto theu mallkimin, ku prej 11 ndeshjeve radhazi nuk arrinte të mposhtte Bulls.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat