Final Four në Gjakovë

Basketboll

Final Four në Gjakovë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:51
Ilustrim

Final Four i Kupës së Kosovës në basketboll, kategoria U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet këtë fundjavë në Gjakovë me ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Fitues të Kupës së Kosovës për edicionin 2015/16 tek të dyja kategoritë është skuadra e Kerasan Prishtinës (tashmë Riinvest Prishtina).

Duhet theksuar se KB Vëllaznimi nga Gjakova është organizatore e “Final Four”-it të Kupës së Kosovës.

E shtunë

Gjysmëfinalet U-16

Riinvest Prishtina – M Junior Prishtina    10:00

Kalaja – United Basket   12:00

Gjysmëfinalet U-18

Vëllaznimi – Riinvest Prishtina    14:00

Vushtrria Basket – Trepça            16:00                                       

E diel

Finalja e U-16    12:30

Finalja e U-18      14:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat