Thaçi me ndihmësen e saj kanë një plan për Kosovën

Basketboll

Thaçi me ndihmësen e saj kanë një plan për Kosovën

Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:53
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i kombëtares U-16 në konkurrencën e femrave në basketboll, Muhamed Thaçi dhe ndihmësja e tij Kimete Haliti i kanë ftuar në grumbullimin e parë të gjitha vajzat e lindura në vitin 2001 e më të reja.

Në grumbullim mund të marrin pjesë vajzat nga të gjitha klubet e qyteteve të Kosovës, por edhe nga jashtë vendi.

Grumbullimi i parë do të mbahet të dielën (26 mars) në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Duhet theksuar se Kosova U-16 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të mbahet në Gjibraltar prej 25 deri më 30 korrik 2017.

Kosova do të bëj gara në grup me Gjeorgjinë dhe Maltën, raporton FBK. Thaçi me ndihmësen e saj kanë një plan konkret për grup-moshën që udhëheqin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat