Denver i fortë për kampionët

Basketboll

Denver i fortë për kampionët

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:59
Pamje nga ndeshja

Cleveland Cavaliers pësoi humbjen e 24-të sezonale. Kampionët e NBA-së u mundën 126:113 nga Denver. Shtatë lojtarë të Denver shënuan mbi 10 pikë, me Harris që ishte më i miri me 21 pikë. Për Cavaliers u dallua Irving me 33 pikë, por që mbetën për statistikë. Boston ka shansin të marrë kreun e renditjes në Lindje në takimin e radhës. Rezultatet: Orlando – Charlotte 102:109, Boston – Indiana 109:100, Chicago – Detroit 117:95, Oklahoma – Philadelphia 122:97, Washington – Atlanta 104:100, Denver – Cleveland 126:113, Sacramento – Milwaukee 98:116 dhe Utah Jazz – New York 108:101.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat