Spurs tregojnë forcën ndaj Grizzlies

Basketboll

Spurs tregojnë forcën ndaj Grizzlies

Më: 24 mars 2017 Në ora: 14:18
Carmelo Anthony

San Antonio Spurs mbeten në garë për vendim e parë në Konferencën e Perëndimit.

Dueli mes San Antonio Spurs dhe Memphis Grizzlies i zhvilluar në AT&T Center i takoi vendasve që triumfuan 97:90. Kjo sfidë vuri përballë edhe vëllezërit Gasol, ku ndonëse Marc pati një paraqitje më të mirë, në fund Pau ishte ai që iu gëzua fitores.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte LaMarcus Aldridge që realizoi 23 pikë e 8 kërcime, i ndihmuar edhe nga Kawhi Leonard me 19 pikë të tjera. Në anën tjetër te Grizzlies më i dalluari ishte Mike Conley me 22 pikë, por pa mundur të shmangë disfatën e skuadrës së tij.

Ndalen Los Angeles Clippers që pësojnë nga Dallas Mavericks 95:97 ku shkëlqen Seth Curry me 23 pikë të realizuara për t’i dhënë shpresë ekipit nga Teksas që të arrijë një vend që mundëson kualifikimin në play-off.

Fitore të rëndësishme arrin edhe skuadra e Toronto Raptors që tregohet më e fortë se Miami Heat 101:84. DeMar DeRozan ishte ylli i mbrëmjes për ekipin kanadez duke shënuar plot 40 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat