KB Borea pa humbje apo dita e mirë shihet në mëngjes

Basketboll

KB Borea pa humbje apo dita e mirë shihet në mëngjes

Nga: Fadil Beqiraj Më: 24 mars 2017 Në ora: 18:10
KB Borea

Basketbolli është lojë e shpejtë, e bukur, atraktive, tërheqëse dhe me traditë të gjatë në qytetin e Pejës. Është interesant se të gjithë i njohin dhe i përcjellin rregullat e kësaj loje, ata sugjerojnë, këshillojnë dhe analizojmë mjaft mirë dhe janë simpatizues të mëdhenj dhe adhurues të flaktë të kësaj loje shumë të bukur, ka edhe simpatizues të zjarrtë që i tejkalojnë masat e animit korret, por nuk janë të shumtë. I madh e i vogël, djem dhe vajza, burra dhe të moshuar, të gjithë jetojnë me basketbollin dhe për të, zemra rrah fort për lojën e basketbollit. Shumë talent të kësaj loje nuk patën mundësi të tregohen dhe të afirmohen në skuadrën e Pejës, të luajnë dhe të kontribuojnë për skuadrën e vet dhe qytetin, për faktin se konkurrenca është e fortë dhe nuk po u jepet hapësirë e duhur basketbollistëve vendorë që ta tregojnë veten, se edhe ata din të luajnë basketboll. Dhe me vete iniciativë të disa të rinjve dhe entuziastëve formohet KB Borea me 10 maj të vitit 2016, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës me shpresë dhe ambicie të mëdha për t’u inkuadruar në Superligë.

Borea në kuadër të saj ka të gjithë vendorë, duke filluar nga kryesia e klubit, trajnerët dhe basketbollistët, që do të thotë, bazohen në forcat e veta, të cilët janë zotuar se do ta japin maksimumin për t’i kënaqur shikuesit me lojëra të mira dhe rezultate sa më kulminante, natyrisht se kjo po vërehet në seriozitetin edhe punën e palodhshme të të gjithëve, dhe jo rastësisht janë kampion vjeshtor dhe vazhdojnë të gjenden në krye të tabelës, me 9 fitore pa asnjë humbje, pra nëse bazohem në atë se çka po shihet, atëherë vlen thënia popullore se: dita e mirë shihet në mëngjes. Çdo fillim është i vështirë dhe sidomos problem kryesor është financimi sepse ka shpenzime të mëdha, por falë disa donatorëve të cilët fillimisht po i mbështesin, ia dalin disi, duke shpresuar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat