James: Nuk jam i shqetësuar për humbjet

Basketboll

James: Nuk jam i shqetësuar për humbjet

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:51
James

Humbja që Cleveland Cavaliers pësoi dy ditë më parë në fushën e San Antonio Spurs ka tronditur jo pak NBA-në dhe ekipin kampion në fuqi, që ka humbur kryesimin në Konferencën e Lindjes, aty ku tashmë mbretëron Boston Celtics. Por për LeBron James kjo humbje nuk është fatale, pasi atij i intereson më shumë titulli kampion se sa kreu i rrnditjes. “Nuk ka rëndësi, pasi ajo që shoh është se po luajmë një basketboll më të mirë se ai i pak kohëve më parë. Nuk më intereson nëse renditemi të parët, të dytët apo të tretët. Nëse luajmë më mirë, atëherë edhe rezultatet do të vijnë. Nuk jam i shqetësuar për humbjet”, u shpreh James. Ylli i Cleveland mendon se problemi më i madh i skuadrës kampione është gjendja fizike, pasi jo të gjithë lojtarët janë të të njëjtit nivel dhe Cavaliers nuk kanë një stol të fuqishëm. Ka detyron titullarët të luajnë më shumë dhe të mos jenë të shplodhur në ndeshje, ndërkohë që sezonit të rregullt po i vjen fundi. “Po, është e vërtetë që në mjaft ndeshje jemi të lodhur, jemi më të avashtë në fushë dhe kjo ndikon në rezultat. Personalisht jam mirë fizikisht, por stoli vazhdon të jetë një problem për ne. Shpresoj që deri në play off situata të jetë më e mirë”, tha “mbreti James”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat