Klubet tona dështuan në Ligën Ballkanike

Basketboll

Klubet tona dështuan në Ligën Ballkanike

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2017 Në ora: 19:37
Veseli, Mehmeti e Krasniqi

Pejës iu shua ëndrra! Pejanët nuk e realizuan synimin e madh, të kualifikohen në finalen e Ligës Ballkanike. Kualifikimin ia mohoi Kumanova, nga e cila e humbi ndeshjen e kthimit me rezultat 86:80, duke ia zhvlerësuar fitoren në Pejë me 83:79. Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka qenë njëra nga ndeshjet më interesante. “Mendoj se të mërkurën mbrëma ka qenë njëra nga ndeshjet me interesante të sezonit në BIBL ku krejt në fund është përcaktuar finalisti me shumë fat”, thotë Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Si ndodhi humbja? “Siç e dimë, ne kemi pasur mungesa të dy lojtarëve startues dhe trurit të ekipit trajnerit, kjo ka ndikuar shumë tek ne, sepse disa lojtarë kanë luajtur gjatë gjithë lojës, duke mos pasur opsion ndërrimin”, theksoi ai. A mendoni se Peja ka arritur të gjitha synimet në Ligën Ballkanike? “Prapëseprapë kemi treguar një lojë shumë të mirë gjatë tërë ndeshjes dhe jemi kthyer ballëlartë nga Kumanova”, tha Veseli i cili e ka vëmendjen të Kampionati i Kosovës, me synim të fitojnë titullin.

Ish-basketbollisti i mirënjohur, Artan Mehmeti, ka thënë se ky vit ka qenë zhgënjyes për ekipet e Kosovës, duke dhënë edhe shpjegimet e tija. “Mendoj se mirë është të luhen lojëra me ekipet e shteteve tjera sidomos në këtë nivel që është Liga Ballkanike me disa ekipe tona. Nivel në të cilin Sigal Prishtina ka triumfuar dy herë dhe kuptohet se pas rezultatit të Prishtinës, ky vit për ne të Kosovës është zhgënjyes. Lehtë ka mundur edhe Peja me qenë finaliste këtë vit por në fund nuk ia dolën”, thotë Mehmeti. A mendoni se investimet që u bënë për pjesëmarrje në këtë ligë, vërtetë kanë qenë shumë të mëdha, ishin pa apo me arsye dhe çfarë përfituan? “Mendoj që investimet kanë qenë tepër të mëdha më fuqinë financiare që kanë klubet. E keqja e kësaj është që në këtë ligë po përfitojnë përvojë lojtarë e huaj, shumica e tyre anonim, kurse humbje edhe më e madhe është lojtarët tanë vendorë, shumicën e këtyre ndeshjeve nuk luajnë por e shikojnë nga banka rezervë”, tha Mehmeti. Blerim Krasniqi, trajner i basketbollit, tha se ka qenë dështim...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat