Pragndeshja e basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë është kthyer në arenë dhune mes tifozerive të dy ekipeve.
Fyerjet mes palëve para Superkupës kanë degjeneruar në hedhje objektesh, fishekzjarrësh dhe më pas përplasje fizike mes tifozëve.
Policia e ka pasur shumë të vështirë që të vendosë përsëri rendin në sallë pas rreth 20 minutash kaos.