Nba, fiton Golden State, Chicago trondit Bostonin

Basketboll

Nba, fiton Golden State, Chicago trondit Bostonin

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:14
Washington Wizards

Golden State Warriors dhe Houston Rockets dhurojnë spektakël në sfidat e para cerekfinale të Konferencës së Perëndimit, në Lindje nuk zhgënjen Washington Wizards , ndërsa surpriza e mbrëmjes mban emrin e Chicago Bulls. Ndeshje e ekulibruar në Oracle Arena deri në periodën e 4-t sepse në 12-minutëshin e fundit, Golden State shpërthehu dhe falë një avantazhi të pjesshëm 33-21, arriti të mposhte Portland Trail Blazzers me shifrat përfundimtare 121-109.  McCollum dhe Lillard të cilët shënuan respektivisht 41 dhe 34 pikë, bënë gjithcka për të evituar humbjen e skuadrës nga Oregoni, por nuk ja dolën dot sepse përballë kishin një skuadër të tërë yjesh, me Golden State që mori kryesimin e serisë 1-0.  Durant është rikthyer më i fortë se kurrë për të ndihmuar skuadrën nga Oakland të fitojë një tjetër titull në Nba. Ish lojtari i City Thunder ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për formacionin e trajnerit Steve Kerr pasi arriti të realizonte 32 pikë.

Në sfidën tjetër të Konferencës së Perëndimit, James Harden fitoi duelin e parë ndaj Rusell Westbroook. Në Toyota Center në Texas, Houston Rockets kaloi me rezultatin e thellë 118-87, Oklahoma City Thunder. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë fitore të skuadrës teksane e kishte padiskutim James Harden autori i një paraqitjeje super. Ylli i Rockets koleksionoi në total, 37 pikë, 9 asist dhe 7 rebound duke lënë deri diku në hije ish shokun e skuadrës dhe rivalin e tij më të madh në këtë sfidë Rusell Ëestbrook, autori i ndeshjeje normale të cilën e mbylli me 22 pikë, 7 asist dhe 11 rebound. Me avantazhin 1-0  në favor të Rockets edhe ndeshja e dytë e këtij dueli të play-offit do të luhet në Houston.

Boston Celtics e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë për të patur avantazhin e fushës ndaj cdo skuadre tjetër në  Lindje, por 17-herë kampionët e Nba kurrë nuk e kishin menduar se do të hasnin kaq shumë vështirësi përballë Chicagos që u kualifikua në play-off me shumë vështirësi. Në TD Garden, miqtë nga Ilionois bënë surprizën e madhe duke mposhtur Bostonin me rezultatin 106-102. Jimmy Butler me 30 pikët e tij bëri të pavlefshme paraqitjen fantastike të Isaiah Thomas i cili ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 33 pikë .Vetëm 48 orë pasi motra e tij humbi jetën në një aksident rrugor Isaiah Thomas tregoi se është një kampion i madh duke zbritur mbi parket dhe duke zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer . Me emra të tillë si Butler, Wade, Rondo e Mirotic në rradhët e Bulls-ave, Bostoni do ta ketë shumë të vështirë të përmbysi tashmë Chicagon që kryeson serinë 1-0.

E nisi në mënyrën më të mirë fazën play-off edhe Washington Wizards që në kryeqytet mposhti 114-107, Atlanta Haëks falë edhe liderit të ekipit John Wall i cili koleksionoi 31 pikë 14 asist dhe 4 rebound në këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat