Vllaznia kampion për 18-vjeçarët

Basketboll

Vllaznia kampion për 18-vjeçarët

Më: 2 maj 2017 Në ora: 05:41
Vllaznia

Vllaznia e Shkodrës u shpall kampione e vendit në basketboll për moshat 18 vjecare pasi mundi në finalen e final four Tiranën duke u “hakmarrë” ndaj kryeqytetasve për titullin e humbur nga ekipi i të mëdhenjve  fundjavën e kaluar. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”  skuadra shkodrane e pati të thjeshtë në finale falë dhe lojës së mirë të 3-shes, Tinaj, Rrashketa dhe Kuci, që ishin më të mirët për ekipin e drejtuar nga Roland Kola duke krijuar një epërsi prej 13 pikësh që në periodën e parë. Pavarësisht se në ndryshim nga gjysmëfinalja me Kamzën munguan goditjet e sakta për 3 të Markut, gjithsesi në pushim Vllaznia shkoi me rezultatin 50-38. Në periodën e 3-të Tirana arriti të afrohej deri në 10 pikë, por gjithsesi Vllaznia e kishte në kontroll takimin dhe në përfundim fitoi me rezultatin 96-77 duke triumfuar për herë të 6-të në basketbollin e meshkujve dhe pse për trajnerin Roland Kola me shumë se trofetë është i rëndësishëm edukimi i brezave.

Për Niko Tinaj dhe Fatjon Kucin fitorja ndaj Tiranës ishte fitorja e grupit dhe e skuadrës që dha gjithcka në fushë për të arritur te suksesi.

Ndërkohë për Etore Marku e cilësoi triumfin e Vllaznisë dhe si një hakmarrje për ekipin e parë, që pas 3 titujve rradhazi humbi këtë vit përballë Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat