Në finale Penza-Penti Prishtina

Basketboll

Në finale Penza-Penti Prishtina

Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga një ndeshje

Penza dhe Penti Prishtina kanë triumfuar edhe në ndeshjet e dyta gjysmëfinale të play-off-it në Ligën e Femrave në basketboll dhe kështu janë plasuar në finale.

Penza në fundjavë e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 70:37 në ndeshjen e luajtur në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë, ndërsa Penti Prishtina ishte skuadër më e mirë se Trepça të cilën e mposhti në "Minatori" me shifrat 57:51. Ndeshja e parë finale do të zhvillohet në këtë fundjavë në Pejë, kurse skuadra që realizon dy fitore do të shpallet kampione e Kosovës. Kampione në fuqi janë basketbollistet bardhekaltra, të cilat në muajin shkurt janë stolisur me Kupën e Kosovës duke e mposhtur pikërisht në finale Penzën. Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave që ka mbizotëruar në disa vitet e fundit garanton sërish ndeshje të forta dhe luftë të madhe në parket nga të dyja taboret, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat