Maloku: Ndjejmë keqardhje...

Basketboll

Maloku: Ndjejmë keqardhje...

Nga: K.G Më: 2 maj 2017 Në ora: 12:13
Korab Maloku gjatl një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës U-15 në basketboll, ka pasur fituar një përvojë të mirë në turneun ndërkombëtar në Bukuresht të Rumanisë. Madje kjo përvojë e ka impresionuar edhe trajnerin Korab Maloku, duke shkruar: “Në emrin tim dhe të trajnerit Besnik Podvorica si dy trajner të përfaqësueses së Kosovës për grupmosha U14/15 ndihemi të privilegjuar që na është dhënë mundësia dhe besimi në drejtimin e të rinjve tanë nga Federata Basketbollit të Kosovës, në anën tjetër ndjejmë keqardhje që nuk arritëm atë që pretendonim (fitoren), megjithatë me kapacitet që i kishim kemi arritur që t'ju bëjmë ballë ekipeve që basketbollin besoj e kanë në nivel pak me te lartë se ne, bazuar në përvojat mundësit dhe punën që bëjnë klubet atje përderisa ne siç edhe e dimë para disa viteve nuk kemi pas as shansin që të zhvillojmë ndeshje të këtij niveli. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi në rrugën e duhur, besoj që me gjeneratat që i kemi dhe ato që do vijnë dhe me më shumë punë do të jemi shumë ma mirë.

Përkundër rezultateve që i kishim në këtë turne ne prapë ndihemi krenar për këta djem duke bazuar në turneun e kaluar në Maqedoni dhe këtë tani të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë, me po të njëjtat ekipe, rezultati gjithmonë e më tepër vjen e ngushtohet, që do thotë se në një përiudhë të shkurt kohore do të jemi aty ku edhe e kemi vendin.

Andaj: Albin, Ardian, Ari, Blend, Denis, Don, Donat, Drinor, Nart, Fisnik, Genis, Selim, Shapt ndihemi të privilegjuar që punuam me ju”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat