Ç’po ngjet me Trepçën?

Basketboll

Ç’po ngjet me Trepçën?

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:06
Pamje nga një stërvitje e Trepçës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Trepçën të mërkurën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 119:77 (25:23, 29:15, 38:18, 27:21).

Koshashënuesit më të mirë te skuadra e Prishtinës ishin Drilon Hajrizi me 21 pikë, derisa ai pati edhe 8 kërcime e 7 asistime, kurse Nenad Deliq ka shtuar 18 pikë e 5 kërcime, pastaj Granit Rugova kontribuoi me 17 pikë e 4 kërcime dhe Fisnik Rugova me 15 pikë.

Te Trepça më së shumti pikë ka realizuar Besnik Azemi, gjithsej 17 sosh, derisa ai ka kapur edhe 9 topa nën tabelë, kurse Scott Montrael shtoi 14 pikë, 9 kërcime e 4 asistime dhe Samir Zekiqi e përmbylli duelin me 13 pikë.

Pas kësaj fitoreje Sigal Prishtina tani udhëheq në seri 2:0 në gjysmëfinale të garave shtesë dhe i duhet vetëm edhe një fitore për t’u plasuar në finalen e madhe.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në këtë fundjavë në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat