Washingtoni fiton ndeshjen e parë në serinë ndaj Bostonit, Golden State i pandalshëm

Basketboll

Washingtoni fiton ndeshjen e parë në serinë ndaj Bostonit, Golden State i pandalshëm

Më: 5 maj 2017 Në ora: 08:59
Foto nga ndeshja Washington-Boston

Washingtoni ka realizuar fitoren e parë në playoff duke mposhtur në shtëpi në ndeshjen e tretë Bostonin me rezultat 116-89, për ta zbutur serinë në 2-1, teksa Golden State e zgjeroi në 2-0 serinë e fitoreve në gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Utah Jazz duke fituar në shtëpi me rezultat 115-104.

Për Washingtonin pos fitores nuk kishte opsion tjetër në takimin e zhvilluar në Verizon Center.

Epërsia më e madhe u arrit qysh në çerekun e parë dhe ishte plot 22 pikë, ku edhe mund të thuhet se u sigurua fitorja për vendasit të cilët nuk e lëshuan më takimin nga dora.

Më i miri te vendasit ishte John Wall me 24 pikë, pasuar nga Bogdanovic me 19 pikë e 10 kërcime dhe Gortat me 13 pikë dhe 16 kërcime.

Te Bostoni nuk ishte në formën më të mirë Isaiah Thomas i cili realizoi vetëm 13 pikë, kurse më i miri ishte veterani Al Horford me 16 pikë.

Kevin Durant shkëlqeu me një double-double fantastik ndaj Utah me 25 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime, pasuar nga Draymond Gren me 21 pikë dhe Curry me 23 pikë e 7 asistime.

Te Utah ishte Hayward ai që realizoi 33 pikë, pasuar nga Rudy Gobert me 16 pikë dhe 16 kërcime, kurse Shelvin Mack shtoi 14 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat